Kosova

Aksion simbolik para Prokurorisë

Grupi i qytetarëve të cilët janë duke protestuar tash e disa herë pas publikimit të skandalit të përgjimeve me protagonist ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, po protestojnë para Prokurorisë Speciale në Prishtinë.

Këtë herë, grupi i qytetarëve thotë se do të realizojë një aksion në lidhje me paraqitjen, siç thonë ata të padinjitetshme të Adem Grabovcit në prokurori për intervistim.

Saranda Sylejmani njëra nga organizatoret tha se u hapën dyshime të reja nga deklarata e fundit e Grabovcit.

“Ne duam të dimë nga prokurorja Drita Hajdari, prokurori Elez Blakaj dhe Lulzim Sylejmani se për çka e kishte fjalën Grabovci. Më konkretisht, dëshirojmë që prokuroria e shteti të hapë hetime për atë deklaratë dhe t`i marrë në pyetje Grabovcin dhe prokurorët që mund të jenë dëshmitarë të ndonjë emërimi”, tha Sylejmani.

Komentoni