Kosova

Aksident zinxhiror para stacionit policor në Kodrën e Trimave (FOTO)

Rreth orës 13:00 të ditës së sotme në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë ka ndodhur një aksident zinxhiror.

Aty kanë qenë të përfshira katër vetura, por që nuk dihet a ka pasur të lënduar.

Një lexues i klankosova.tv ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihen veturat e aksidentuara.

Ky aksident ka ndodhur në hyrje të stacionit policor që gjendet në këtë lagje.

Komentoni