Kosova

Aksident trafiku në Prishtinë, kamioni goditi këmbësoren

Para pak çastesh rreth orës 14:35 ndodhi një aksident në trafik, ku një kamion ka goditur këmbësoren, raporton bashkëpunëtori i Kosova Info-s, Alban Potoku.

Rasti ndodhi në Prishtinë, përpara Stacionit të autobusëve.

Kalimtarët e rastit e kanë lajmëruar ndihmën e shpejtë dhe policinë, ndërsa kanë filluar t’i japin ndihmën e nevojshme gruas e cila u godit nga kamioni. Nuk dihet akoma për shkallën e lëndimit të viktimës. Rasti pritet të sqarohet në vijim. /KI/

Komentoni