Lajme

Aksident trafiku në Obiliq, dy persona të lënduar (Foto)

Dy persona kanë arritur t’i shpëtojnë vdekjes nga një aksident trafiku që ka ndodhur në hyrje të Obiliqit, saktësisht tek tuneli.

Klan Kosova raporton se një veturë Golf 5, ka humbur kontrollin duke goditur cepin e trotuarit, ku si pasojë nga shpejtësia e madhe makina është vet-aksidentuar dhe ka përfunduar e rrokullisur, sic dhe shihet në pamjet më poshtë.

Personat të cilët gjendeshin në veturë kanë përfunduar me lëndime të lehta, policia dhe ambulanca janë parë të kenë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, transmeton Klan Kosova.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*