Kosova

Aksident në Drenas, dyshohet se janë aksidentuar Bekim Jashari dhe dy pjesëtarë të FSK-së

Bekim Jashari, djali i komandanti legjendar Adem Jashari, ka pësuar aksident komunikacioni.
 
Ai është aksidentuar në fshatin Zabeli i Ulët, komuna e Drenasit, i kanë thënë portalit drenicasot.com, dëshmitar në vendin e ngjarjes.

aksidenti2

Siç shihet në fotot e siguruara nga portali  në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku kanë  pësuar lëndime edhe dy persona të tjerë, pjesëtar të FSK-së, ndërsa nuk dihet nëse Bekim Jashari ka pësuar lëndime.

Po ashtu në këtë rrugë janë krijuar edhe kolona të gjata.

Komentoni