Lajme

Aksident i rëndë në Rahovec, tre të vdekur

Nga aksidenti i ndodhur pak çaste më parë afër “Restaurant Jaha” kanë vdekur 3 persona.

Rahoveci24 merr vesh se të tre personat e vdekur nga aksidenti janë një familje nga Prizreni, prindërit dhe i biri i tyre.

Të lënduar të tjerë janë nga Rahoveci dhe nga vetura tjetër e përfshirë në aksident.

Ende nuk dihen rrethanat se si ndodhi aksidenti më i rëndë në vitet e fundit në Rahovec.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar autoambulancat dhe policia. 

Leave a comment

Your email address will not be published.


*