Lajme

Ajaksi interesohet për Rashicën

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Milot Rashica, është përfshirë në radarët e ekipit të Ajaksit. Sezoni me Viteshen, ka konfirmuar vlerat e tij. Rashica shihet si alternativë e mirë, për të zëvendësuar Arkadiuz Milik, për të cilin ka shprehur interes Napoli.

Mediat holandeze kanë shkruar se Ajaksi, për zëvendësimin e Milik, ka shumë alternativa. Vlerësohet se mesfushori shqiptar ka shanse të mira për të qenë pjesë e klubit nënkampion të Holandës. Kartoni i Rashicës vlerësohet rreth 8 milionë euro, edhe pse është vetëm 18 vjeç.

Rashica, gjithashtu është në radarët e ekipeve të tilla si Çelsi, Napoli dhe PSV.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*