Kosova

Ahmeti: Të krijojmë hapësira dhe kushte sa më të mira për pensionistët

Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me Selim Pacollin takuan sot përfaqësuesit e pensionistëve në Prishtinë, me të cilët diskutua për lehtësimet që i ka bërë Komuna për këtë kategori si dhe për planet në të ardhmen.

Çdo muaj, Komuna i jep nga 10.000 euro në Trafik Urban, për ta subvencionuar kështu udhëtimin pa pagesë të pensionistëve në linjat publike. Po ashtu, kemi punuar për lirimin nga pagesat për shërbime komunale administrative, si dhe për kujdesin e mëtutjeshëm shëndetësor ndaj tyre.

Për këtë kategori të veçantë të shoqërisë sonë, tashmë është në përfundim e sipër renovimi i objektit që do të shndërrohet në qendër shumë të përshtatshme të socializimit. Kjo Qendër e Pensionistëve do të jetë në lagjen Topahne. Kurse, së shpejti do të nisin punimet për krijimin e një këndi të ngjashëm edhe në lagjen Ulpiana. /Kosova.info/

Komentoni