Kosova

Ahmeti: Sulme, sajime dhe shpifje të përditshme ndaj Komunës, për t’i mbuluar publikimet e përgjimeve të Klanit Pronto

Para pak çastesh, kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka dal me një reagim për opinion në statusin e tij të Facebook-tut, ku ka reaguar, siç thotë ai ndaj shpifjeve, sajimeve dhe propagandës që po bëhen në adresë të Komunës, të cilën ai e drejton. Ahmeti nëpërmes kësaj letre, po ashtu ka dhënë edhe sqarime rreth listës së të punësuarve, gjoja të militantëve të LVV-së e publikuar pak më parë nëpër media.

Në vijim po japim shkrimin e tij të plotë:

“Para dy jave, portali Insajderi filloi të publikoj përgjimet e krerëve të shtetit që po dëshmojnë kapjen e shtetit në çdo cep, duke përfshirë dhe institucionet e pavarura. Para një jave unë isha edhe në një konferencë për shtyp ku në mes tjerash deklarova se pa çkapjen e shtetit nga këto koka të krimit Kosova nuk do të ec përpara.

Prej asaj dite kanë filluar sulmet e përditshme ndaj komunës. Prokuroria ka dërguar hetues në komunë në baza të përditshme. U sajuan storiet për heqjen e fotove të Skenderbeut. E sot u orkestrua një sulm për punësime.

Një portal në pronësi të një zv. Ministri ka marr listë nga thesari të të gjitha pagesave të bëra nga komuna duke thënë që këta janë militantet e VV të punësuar nga unë. RTK e cila nuk po flet ende për përgjimet e ka përcjellur këtë portal me titullin Shpend Grabovci dhe 250 të punësuar.

Vetëm për te ju treguar se çka janë në gjendje të bëjnë po I ndaj ca gjana me juve nga padia e cila I pret këtë javë.

  1. Në listë nuk janë 250 persona, por shumë më pak emra të përsëritur shumë herë.
  2. Në listë janë Xuxi, Etno Engjujt, Edona Reshitaj dhe muziciente të tjerë që janë angazhuar nga komuna në manifestime të ndryshme. Nuk besoj se ata janë militantë të VV te punësuar nga unë.
  3. Në listë janë të gjithe punëtorët e Kuzhines Qendrore që gatuajnë për çerdhet e Prishtines e që punojnë në komunë qe më shumë se 20 vite. Ajo kuzhinë është privatizuar nga Isa Mustafa, unë i kam kthyer në komunë. Asnjë punëtor të ri nuk e kemi marr dhe mund ti pyesni secilin se a janë militantë të VV.
  4. Në listë janë mbi 30 arkitektë të Prishtinës që punojnë në legalizim ku kanë regjistruar 46,000 ndërtime pa leje. Ligji I legalizimit parashesh punëtorë shtesë për legalizim e minsitria e financave nuk e ka lejuar asnjë shtesë me konkurs në mënyrë që edhe ky proces të dështoj. Secilin prej tyre I lus mediat që ti thirrni dhe ti pysni se si punojnë dhe militantë të kujt janë. Ministria nuk ka lejuar vende të rregullta me konkurs të rregulltë. Besoj që të njejtit do ti bashkangjiten padisë.
  5. Në listë janë disa punëtorë të ofiqarisë të punësuar me kontratë në kohen e Isa Mustafes të cilët kanë vazhduar deri në konkursin e hapur. Ata më së paku janë militantë të VV

Shpifjet mund të vazhdojnë nga Klani Pronto që ka kapur edhe televizionin e shtetit, por nuk mund ti zhbëjnë telefonatat e Grabovcit. Nuk mund ti zhbëjnë hajnitë e korrupcionin e Klanit Pronto. Nuk mund të na frikësojnë as me prokurori e lajme të tilla të fabrikuara.

Stop kapjes së shtetit dhe stop hajnisë!” /KI/

Komentoni