Kosova

Ahmeti: Qendra Stomatologjike e Prishtinës, më e mira në sektorin publik

Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti bashkë me Drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Arben Vitia, vizituan sot Qendrën Stomatologjike në Prishtinë.

“Investuam në këtë qendër për pajisje të reja, materiale, dhe për promovim të shëndetit oral. Para 3 viteve kur i bëmë vizitat sistematike për herë të parë, e pamë që problemi kryesor ishte shëndeti oral. Prandaj kemi bërë të gjitha investimet e nevojshme që t’i krijojmë kushtet siç janë sot. Vetëm në këtë qendër trajtohen rreth 50 pacientë në ditë. Për më tepër, për fëmijët deri në 18 vjet shërbimet janë falas, si dhe për kategoritë tjera sociale sipas ligjit”, tha ndër të tjera Ahmeti.

Drejtori i kësaj qendre Arben Beqa tha se janë zëvendësuar të gjithë sterilizatorët, si dhe të gjitha mjetet e nevojshme të punës. “Komuna na ka përkrahur shumë në këto vitet e fundit. Tash është rritur edhe numri i pacientëve, edhe kënaqshmëria e tyre”, u shpreh Beqa.

Falënderojmë Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Socialle me në krye Arbën Vitinë, si dhe të gjithë personelin shëndetësor, për punën e palodhshme në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët tanë. /KI/

Komentoni