Kosova

Ahmeti pranon se e njeh punëtorin e Ndërmarrjes Publike Banesore

Në kuadër të debatit për Prishtinën, dy kandidatët për kryetar, Arban Abrashi nga LDK dhe Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë pasur mundësinë që t’i bëjnë pyetje njëri – tjetrit.

Ka qenë Abrashi që ka pyetur, Ahmetin nëse e njeh ose jo, personin që e pati prapa në debat ditë më parë, punëtor i Ndërmarrjes Publike Banesore.

“Atë natë nuk e kam parë sepse s’e kisha pasur problem të përgjigjem. E njoh Florim Kurti, punon në Ndërmarrje Publike Banesore”, ka qenë përgjigja e Ahmetit, njofton Klan Kosova.

“Prej 38 500 votuesve, vështirë është të kërkohet, as është apo s’është anëtarë i Vetëvendosjes”, është shprehur ai.

Në videon e mposhte, kemi pyetjet që Ahmeti dhe Abrashi i kanë bërë njëri – tjetrit.

Komentoni