Kosova

Ahmeti: Pa Serbinë, Thaçi mbetet një i akuzuar potencial nga Gjykata Speciale

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është kundërpërgjigjur presidentit të Republikës, Hashim Thaçi, pasi ky i fundit akuzoi disa studentë të UP-së që protestuan para Kishës Ortodokse serbe që gjendet na Kampusin Universitar.  

“Ai e din që pa Serbinë, pa pllaka përkujtimore, pa kisha e pa takime me Vucicin mbetet vetëm i akuzuar potencial në Gjykatën Speciale”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Hashim Thaci është relevant para faktorit ndërkombëtar vetëm kur bën koncesione ndaj Serbise. Ai e din që pa Serbine, pa pllaka përkujtimore, pa kisha e pa takime me Vucicin mbetet vetem i akuzuar potencial në Gjykaten Speciale.

Si nënshkrues i demarkacionit tokefales, dhe premtues e nënshkrues i asociacionit tokendares, Thaci krijon tema te tilla si kjo më poshtë ku mund të duket i moderuar dhe relvant në Ballkan. Për këtë arsye këshilltaret e tij shkruajnë artikuj kundër Rames dhe takimeve me Vucicin sepse frigohet që dikush ja zene vendin tek koncesionet.

Kosova do të mbetet edhe pas Thaçit edhe pas gjithë neve. Nuk duhet lejuar që ky njeri dhe egzistenca e tij të na le pasoja për shtetin tonë.

Komentoni