Kosova

Ahmeti në Tiranë, takohet me kryebashkiakun Veliaj

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetari Selim Pacolli po qëndron për vizitë në Tiranë, ku janë pritur në Bashkinë e Tiranës nga krytari Erion Veliaj.

Lajmin për vizitën në Tiranë e ka bërë të ditur vetë Ahmeti përmes një postimi në Facebook.

“Bashkë me nënkryetarin e Komunës, drejtorët dhe kabinetin, vizituam Kryetarin e Bashkisë e Tiranës z. Erion Veliaj. Në këtë takim të përzemërt u njoftuam me projektet që po realizohen aktualisht në Tiranë, si dhe u zotuam për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy kryeqyteteve”, ka shkruar Ahmeti.

Përveç nënkryetarit Pacolli, gjatë vizitës në Tiranë, Ahmetin po e shoqërojnë edhe drejtorët komunalë.

Komentoni