Kosova

Ahmeti braktis debatin zgjedhor në RTK, shkak kënga e Minatorit

Pas dështimeve të njëpasnjëshme në debatet zgjedhore, Shpend Ahmeti e ka gjetur një pretekst qesharak për të mos marrë pjesë në debatin e radhës në RTK, bashkë me kandidatët tjerë. Atë po e pengon një këngë e grupit Minatori.

I pari i Prishtinës ka refuzuar të marrë pjesë në debatin e radhës për kryeqytetin që planifikohej të mbahej në televizionin publik. Kjo për shkak të këngës “Krejt njëjtë” të grupit Minatori.

Nga televizioni publik ia kanë konfirmuar Gazetës Express se Ahmeti ka refuzuar të marrë pjesë për shkak, siç thonë ata, të këngës “Krejt njëjtë” të grupit Minatori, pjesë e të cilit është edhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i RTK-së, Mufail Limani.

Aktivistë të VV-së kanë reaguar ndaj kësaj kënge, duke thënë se kënga godet Vetëvendosjen dhe qeverisjen e saj në Prishtinë.

Ahmeti deri më tani ka pasur dy debate me kundërkandidatët e tij, në të cilat nuk ka dalë mirë, duke mos u dhënë përgjigje shumë prej akuzave që kandidatët e partive tjera ia kanë bërë atij për keqqeverisje.

Komentoni