Sport

Agolli mungon ndaj Chelseat

Dëmtimi në Maqedoni rezulton fatal për kapitenin e Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli.

Mbrojtësi i Karabakut në kampionatin azerbajxhanas nuk do të debutojë dot në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat.

Burime të “Panorama Sport” konfirmuan se Agolli po vuan nga një tërheqje muskulore dhe koha e rikuperimit të tij është 2 deri në 3 javë. Diçka që konfirmon mungesën e tij në Angli kundër skuadrës së Antonio Kontes.

Kjo është hera e parë që ekipi i Karabakut do të luajë në Ligën e Kampionëve, pasi arriti të bënte eliminatore të shkëlqyera dhe siguroi pjesëmarrjen në fazën e grupeve.

Në këtë mënyrë, mbrojtësi kuqezi do të bënte realitet ëndrrën e tij për të luajtur në kompeticion madhështor. Pas Europianit me Kombëtaren dhe Europa Ligës, tani Agolli do të luajë edhe në Champions, por për debutimin duhet të presë të paktën 2- 3 javë që të kalojë dëmtimin që pësoi në ndeshjen e luajtur në Strumicë dhe u detyrua të linte fushën e lojës

Komentoni