Kosova

AGK nesër në aksion protestues për mbrojtje të gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës pas sulmit ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, fton të gjithë kolegët gazetarë, anëtarët e shoqërisë civile, përfaqësuesit e institucioneve si dhe qytetarët në aksionin protestues në mbrojtje të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve.

AGK njofton se aksioni protestues mbahet nesër në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, afër objektit kryesor të Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, në orën 12.00.

Komentoni