Kosova

AGK: Mosdhënia e ndihmës mjekësore, shkelje e të drejtave të njeriut!

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon mos trajtimin e gazetares së Kohës Ditore Saranda Ramaj, nga stafi i mjekëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht doktoresha Nerxhivane Halimi.

Ne e konsiderojmë të papranueshëm sjelljen e doktoreshës Halimi, e cila kishte refuzuar trajtimin e gazetares Ramaj, vetëm pse ajo ishte gazetare.

AGK është e shqetësuar pasi që QKUK-ja nuk e ka përfillur kërkesën tonë për nisje te procedurave ndaj personelit mjekësor që ka refuzuar të trajtoj gazetaren Saranda Ramaj.

Është krejtësisht joserioze dhe joprofesionale sjellja e stafit te QKUK-së të cilët ia kanë përcjell AGK-se përgjigjet që ata ia kane kthyet mediumit në të cilin punon gazetarja Ramaj.

AGK insiston se personeli mjekësor ka bërë shkelje kur nuk ia ka ofruar ndihmën mjekësore gazetares Ramaj vetëm pse ajo kishte rastisur të ishte gazetare që raporton për shëndetësinë.

Ne inkurajojmë marrjen e masave dhe ndaj mjekes që ka neglizhuar ta kryente punën e saj si dhe që ka ofenduar gazetaren.

Po ashtu AGK i ka dërguar kërkesë zyrtare edhe drejtorit të Policisë së Kosovës Shpend Manxhuni për të nisur procedura disiplinore ndaj policit Muhamet Smakiqi i cili ka refuzuar të ndihmonte gazetaren Saranda Ramaj, për me shumë ai e ka ofenduar atë si dhe të gjithë komunitetin e gazetarëve duke na quajtur “zagare”. /KI/

Komentoni