Lajme

AGK e quan të papranueshme veprimin e presidentit Thaçi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj konferencës për shtyp të mbajtur nga presidenti i Kosovës Hashim Thaci. Edhe pse ishte paralajmëruar si konferencë për shtyp ai nuk u dha mundësin gazetarëve të parashtrojnë pyetje.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e konsideron të papranueshëm veprimin e presidentit Hashim Thaçi i cili gjatë konferencës së sotme nuk pranoi pyetjet e gazetarëve. E rikujtojmë presidentin Thaçi, se ai e ka për obligim që t’i përgjigjet interesimit të gazetarëve.

“Veprimi i sotëm i presidencës paraqet mosrespektim të gazetarëve dhe injorim të punës sonë. Njëherësh kërkojmë nga presidenca që t’iu kërkojë falje të gjithë gazetarëve për ngjarjen e sotme. Presidenti duhet ta ketë parasysh që në daljet e tij të ardhshme përpara gazetarëve të pranoj pyetje dhe të përgjigjet në to, pasi që presidenca si institucion duhet të jetë pikë reference e transparencës”, thekson AGK.

Duke shfrytëzuar këtë rast, AGK u bëri thirrje të gjithë udhëheqësve të institucioneve që të jenë më të hapur për mediat.

“Statuset e “Facebook-ut” nuk janë mjet i mirë i komunikimit. Të gjithë personat që mbajnë pozita të larta udhëheqëse në Kosovë duhet ta mendojnë seriozisht përmirësimin e komunikimit me gazetarët”, thekson në fund AGK. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*