Kosova

AGK denon sjelljen jo adekuate të rreshterës së Policisë ndaj gazetarëve në Gjykatën Themelore të Prishtinēs

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim raportimin e anëtarëve të vet, të cilët gjatë ditës së sotme, deri sa po mbahej shqyrtimi gjyqësor ndaj deputeteve të Vetëvendosjes kanë pasur një trajtim mjaftë të vrazhdë dhe aspak korrekt nga ana e rreshterës së Policisë së Kosovës, Dafina Gashi – përgjegjëse për sigurinë e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon çdo presion verbal dhe trajtim jo adekuat që ju është bërë gazetarëve gjatë punës së tyre, deri sa po raportonin nga seanca gjyqësore, që ishte e hapur për mediat dhe publikun.

Konsiderojmë se një sjellje dhe presion i tillë, përbën cenim të drejtpërdrejtë në punën e gazetarëve. Andaj, AGK ju bënë thirrje të gjithë mekanizmave ligj-zbatues në vend që të kenë konsideratën për punën e gazetarëve dhe t’i trajtojnë ata me respekt dhe në mënyrë të dinjitetshme. /Kosova.info/

Komentoni