Kosova

AGK dënon kërcënimet e përsëritura ndaj kolegut Refki Alija

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim njoftimin e kolegut, Refki Alija se ai është kërcënuar disa herë nga Drejtori i Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit.

”Drejtori i Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit, z.Bedrija Ejupagiç, me ka sulmuar verbalisht në zyrën për komunitete dhe kthim në praninë e tre zyrtarëve. Me ka kërcënuar, duke më thënë: Që kam me e pa kush është ai dhe qe ka me e shkatërru familjen time, duke vazhduar te fyej e shaj profesionin tim si gazetar dhe më është afruar disa herë duke e ngritur zërin qe të kem kujdes nga ai dhe nga familja e tij”, thuhet në E-mailin të cilin Alija ja ka dërguar AGK-së.

Meqenëse rasti tashmë është denoncuar në polici, AGK-ja kërkon hetim të shpejt të këtij rasti si dhe marrjen e masave të parapara me ligj.

AGK kërkon nga gjithsecili zyrtar që të fokusohet në rritjen e bashkëpunimit me gazetarë e asesi të mos shndërrohen në pengues të punës së tyre. /Kosova.info/

Komentoni