Bota

Afrika e Jugut proteston kundër deklaratave të Trumpit

Afrika e Jugut ka protestuar para ambasadës amerikanë në Pretoria, pas raportimeve, se presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se disa imigrantë nga Afrika dhe Haiti vijnë nga shtete “të pista”, transmeton Reuters.

Ministria e Jashtme e Afrikës së Jugut, i ka cilësuar këto deklarata, të cilat thuhet të jenë bërë nga presidenti Trump, si “të ashpra dhe ofenduese”, duke shtuar se mohimi i mëvonshëm i Trumpit nuk ishte kategorik.

“Marrëdhëniet në mes të Afrikës së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara por edhe të gjithë Afrikës dhe ShBA-së, duhet të jenë të bazuara në respekt dhe kuptim të përbashkët”, ka thënë ministria e Jashtme përmes një deklarate.

Trump është kundërshtuar nga shumë shtete afrikane dhe organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut rreth këtyre komenteve.

Komentoni