Bota

Afganistan: Janë vrarë 12 ushtarë derisa flenin

Së paku 12 ushtarë afganë janë vrarë derisa flinin, në një sulm që ka dyshime se është lehtësuar nga kolegët ushtarë, me lidhje të mundshme me talibanët.

Një zyrtar i lartë policor në qytetin verior, Kunduz, tha sot se dy ushtarë ishin larguar nga kazerma në qytet dhe u ishin bashkuar kryengritësve në natën kur është kryer sulmi ndaj kolegëve të tyre.

Talibanët e kanë shpallur një kumtesë me të cilën e marrin përgjegjësinë për sulm dhe thanë se të gjitha armatimet në këtë kamp i kanë marrë.

Ministria e mbrojtjes e Afganistanit po zhvillon hetime.

Ky kamp ushtarak ishte pjesë e pozicioneve mbrojtëse të qytetit Kunduz, që ishte okupuar për një kohë të shkurtër nga talibanët, vitin e kaluar.

Ishte kjo hera e parë që talibanët e kishin kontrollin ndaj një kryeqyteti provincial, prej se ata janë përmbysur nga pushteti në Afganistan, në vitin 2001.

Komentoni