ShowBiz

Afërdita Dreshaj dhe i dashuri i saj shijuan nga afër ndeshjen Chelsea-Arsenal (Foto)

Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj së bashku me të dashurin e saj, këto ditë ka udhëtuar në Britaninë e Madhe.

Sot ajo bashkë me hokeistin çek Jakub Kindl, kanë ndjekur nga afër ndeshjen Chelsea dhe Arsenalit.

Dyshja kanë publikuar fotografi në InstaStory nga tribuna e Stamford Bridge, ku edhe po zhvillohej ndeshja në derbin e javës së pestë në Ligën Premier.

Ata dukeshin shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, gjersa shijonin në maksimum ndeshjen, në të cilën luajtën edhe dy lojtarë shqiptarë: Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka.

Ajo dhe Jakub ka tash e ca kohë që janë në lidhje, ndërsa Dreshaj ka qenë mjaft e shkëputur nga showbizi shqiptar këto kohë.

Komentoni