Lajme

Aeroporti më i madh në botë do marrë një tjetër “fytyrë”, projekti do t’u mrekullojë (Foto)

Aeroporti më i madh në botë do të përmirësohet edhe më shumë në infrastrukturë e shërbime, për t’u kthyer në një “oaz” të jashtëzakonshëm për cilindo që do të ketë fatin ta shohë.

Bëhet fjalë për aeroportin Changi në Singapor, që do të ketë më 2019-n një park argëtimi, një kopsht të brendshëm prej 5 katesh, re të simuluara, rrjeta kërcimesh, një ujëvarë gjigante, si dhe tuba rrëshqitje. Kopshti do të jetë i mbushur me kafshë dhe shpendë të shumëllojshëm, si dhe kopshti do të jetë i mbushur me skulptura gjigante lulesh.

“Fytyra” e re e aeroportit është ideuar nga arkitekti i famshëm kanadezo-izraelit, Moshe Safide. Ndërkaq, në projektim kanë marrë pjesë gjithashtu një ekip konsulentësh nga Britania, Franca, Gjermania, Holanda, Singapori dhe Shtetet e Bashkuara. Xhevahiri i vërtetë i këtij aeroporti do të jetë ujëvara artificiale “Vortex Rain”, që do të jetë 39 metra e lartë, e do t’i zhysë udhëtarët drejt një bote thuajse sureale.

Aeroporti më i madh në botë do marrë një tjetër “fytyrë”, projekti do t’u mrekullojë  (FOTO)Aeroporti më i madh në botë do marrë një tjetër “fytyrë”, projekti do t’u mrekullojë  (FOTO)Aeroporti më i madh në botë do marrë një tjetër “fytyrë”, projekti do t’u mrekullojë  (FOTO)Aeroporti më i madh në botë do marrë një tjetër “fytyrë”, projekti do t’u mrekullojë  (FOTO)Aeroporti më i madh në botë do marrë një tjetër “fytyrë”, projekti do t’u mrekullojë  (FOTO)

Leave a comment

Your email address will not be published.


*