Lajme

Aeroplani aterron dhunshëm në Prishtinë, pasi shpendi i djeg motorin

Një aeroplan është detyruar që të aterojë në pistën e Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari” vetëm pak minuta pasi është nisur.

Ngjarja ka ndodhur në orën 14:55 dhe arsye është se një shpend ka djegur njërin nga motorët e avionit pasi ka hyrë aty.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Aeroportit Valentina Gara që ka thënë se ekipet teknike janë duke u marrë me kontrollimin e motorëve.

Gara ka theksuar se ky aeroplan që po nisej nga Kosova në drejtim të Zvicrës, do të fluturojë sonte për në destinacionin e caktuar.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*