Rajoni

Adriatiku në flakë: Mali i Zi kërkon ndihmë nga BE, në Split shpërthime

Zjarri ka kapur një pjesë të vendeve bregdetare për shkak të temperaturave të larta. Në Split një njeri ka vdekur, në dhjetëra kanë mbetur pa shtëpi. Situata me zjarre në bregdetin malazez është i rëndë. Kërkohet edhe ndihma e BE, raporton Kosova Info.

Radio televizioni i Mali i Zi thekson se kryetarët e komunave Hercegnovi, Kotori dhe Tivarit i kanë kërkuar kryeministrit Dushko Markoviq dhe MPB angazhim urgjent të aviacionit në shuarjen e zjarrit në Lustici, duke vlerësuar se situata është alarmante dhe se duhet kërkuar ndihmë nga rajoni.

Ministria e Punëve të Brendshme e Mali i Zi përmes mekanizmit të Mbrojtjes Civile i ka adresuar kërkesë BE-së për ndihmë ndërkombëtare, thotë udhëheqësi i këtij sektori Mevludin Nuhodzic.

“Me forcat tona po kontrollojmë situatën dhe pa aviacion sepse kushtet atmosferike nuk lejojnë që për shuarje të kyçen avionë për shkak të erërave të forta. Kemi kërkuar ndihmë nga BE dhe se kërkesa jonë po shqyrtohet në Bruksel”, tha Nuhodzic. /KI/

 

Komentoni