Bota

Adoleshenti me revole lodër rrezikoi të qëllohet nga policët

Adoleshenti që po e bartte një revole lodër gati e ka pësuar keq nga policët, të cilët e kanë ndaluar dhe ia kanë drejtuar armët.

Djaloshi 16-vjeçar ishte raportuar në Polici nga një qytetar, pasi është parë duke e mbajtur ‘armën’ në pjesën e pasme të pantallonave, transmeton Telegrafi.

Atij dhe mikut të vet, i janë vënë pas dy policë që po patrullonin në afërsi dhe iu kanë kërkuar të ndalojnë. Për fat të mirë, ai e ka hedhur menjëherë armën, dhe është dorëzuar pa rezistencë.

Me ligjet britanike, bartja e revoleve lodër apo objekteve që imitojnë armët përbën rrezik dhe personi që është duke i bartur, mund të qëllohet nga mbrojtësit e rendit.

Komentoni