ShowBiz

Adelina Ismaili befasohet nga djali i vogël në studio

Adelina Ismaili po shijon qëndrimin në Kosovë dhe po merr pjesë në intervista të ndryshme televizive.

Ajo së fundmi ishte pjesë e intervitës në emisionin “NIN” të Klan Kosovës me Alaudin Hamitin, ku rrëfeu shumëçka për jetën dhe karrierën e saj.

Kur një vit më parë këngëtarja Adelina Ismajli kishte dhënë intervistë ajo ishte në pritje të djalit të saj.

Uliksi ende s’kishte ardhur në jetë aso kohe, por një vit më vonë, ai shfaqet pranë Adelinës sërish në NIN.

Gjatë bisedës, në studio shfaqet Uliksi nëntë muajsh, i cili është një fëmijë shumë i gjallë e i lëvizshëm, e njëkohësisht edhe i urtë dhe simpatik.

Nga tiparet e fytyrës, që tani ai shihet se po i ngjanë Valit, babait të tij dhe jo aq Adelinës, shkruan Prive.

Adelina Ismaili vazhdon të jetë aktive me projekt në serialin “o Sa Mirw” ku i ka dhënë gjallëri këtij seriali komik.

Komentoni