SHOWBIZ/LIFESTYLE

Abuzime seksuale me aktoret hollivudine, Londra dhe Uashingtoni nisim hetimet ndaj producentit

Policia e Shteteve të Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë nisur hetimet pas akuzave për sulme seksuale, ndaj producentit të njohur hollivudian, Harvey Weinstein.
Departamenti i Policisë së Nju Jorkut po shqyrton akuzat që datojnë nga 2004-ta. Policia e Londrës saktëson s kjo histori ka filluar në vitet 1980, kur një grua akuzoi producentin për sulme seksuale.
Por Weinstein ka “mohuar pa dyshim” çdo pretendim.
Aktorja amerikane, Rose McGowan, deklaroi zyrtarisht ditën e djeshme , në Twitter të se ajo u përdhunua barbarisht nga Weinstein.
Tre aktore të tjera hollivuane tashmë e kanë akuzuar Weinstein për përdhunim, sipas një artikulli hetimor në revistën “The New Yorker”.
Ai po përballet me akuza të shumta nga personat me të cilët ka punuar gjatë jetës së tij, që pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht nga ai.
Pjesë e këtij grupi janë dhe aktoret e famshme, Angelina Jolie dhe Gwyneth Paltrow, të cilat kanë pohuar se në fillim të karrierës së tyre kanë qenë viktima të abuzimeve të tij seksuale.
Yjet e kinemasë tregojnë se kjo ngjarje ka ndodhur në fillim të karrierës së tyre. Aktoret iu bashkuan pjesës tjetër të atyre që akuzuan producentin e famshëm, edhe pse ky i fundit ka mohuar çdo akuzë për përdhunim.
“Kam patur një eksperiencë shumë të keqe me Harvey Weinstein në rininë time dhe si rezultat kam zgjedhur që të mos punoj më kurrë me të, pavarësisht çfarë të tjerët më thonin.”- është shprehur Jolie, të cilës i është bashkuar gjithashtu Gwyneth Paltrow e cila tregon se teksa bënin prova ai filloi ta ngacmonte me duar dhe t’i kërkonte asaj masazhe./

Komentoni