Lajme

Abrashi: Në fabrikën Philippos Food, në Podujevë janë punësuar mbi 300 punëtorë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi në faqen e tij të Facebookut ka njoftuar se në fabrikën e përpunimit të perimeve në Podujeve, Philippos Food kanë filluar punën mbi 300 punëtor, ku pritet shpejt të fillojnë edhe qindra të tjerë.

Abrashi po ashtu informon opinionin se e ka vizituar fabrikën dhe është ndarë i kënaqur me punën, por edhe me takimet që i ka realizuar aty me disa shtetas gjerman.

Në vazhdim lexoni postimin e tij të plotë:

“Mbi 300 punëtorë, veçse kanë filluar angazhimin në fabrikën e përpunimit të perimeve në Podujeve, Philippos Food, dhe qindra të tjerë pritet të fillojnë.

Mbrëmë, gjatë vizitës në fabrikë, takova njerëz të bizneseve e projekteve të mëdha, shtetas gjerman, që kishin ardhur të shohin fabriken, kushtet e investimeve si dhe të bërit biznes në Kosovë. Atyre u shpjegova mundësitë dhe biseduam për një sërë projektesh që nënkuptojnë mijëra vende të reja pune. Jam i sigurtë që investimet tani po krijojnë rrethana të reja dhe po nxisin zhvillimin e vendit, prandaj në funksion të kësaj, jam në dispozicion 24 orësh që ta promovojë vendin dhe projektet strategjike”. /KI/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*