Ekonomi

Abrashi: Ligji për Trepçën hap të ardhmen e Kosovës

Pas kalimit të projektligjit për Trepçën në lexim të parë, ka reaguar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Abrashi i është gëzuar votimit të këtij projektligji, duke thënë se tashmë Trepça është pronë e qytetarëve të Kosovës.

Me këtë rast, Abrashi përmes Facebook-ut ka uruar të gjithë qytetarët.

“Trepça është e pronë e qytetarëve të Kosovës. Ligji hap të ardhmen e saj. Kosova po bëhet, hap pas hapi. Urime të gjithëve!”, ka shkruar Abrashi.

Komentoni