Kosova

Abrashi, Gecajt: Mi porosit 2 hamburgera dhe një sondazh

Kompania “Ubo Consulting” me bazë në Prishtinë, ka publikuar gjatë ditës së sotme një sondazh në të cilin respodentët është dashur të përgjigjen se për cilin subjekt politik apo lider politik do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin në një të ardhme të afërt.

Në këtë sondazh, 24.1 % e qytetarëve kanë thënë se do të votojnë për Partinë Demokratike të Kosovës, ndërkaq 23.3 % e tyre kanë thënë se do të votojnë për Lëvizjen Vetëvendosje, kurse LDK-ja ka dalë e treta me 19.7 për qind.

Ndaj këtij publikimi, ndonëse jo zyrtarisht, ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka ironizuar me sondazhin duke e cilësuar atë si të porositur, raporton Koha.net.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i ka shkruar zëvendësministrit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecajt në Facebook këtë postim:

“Baki, nëse mundesh, porosite nesër një sondazh, nja dy hamburgera, jogurta edhe nisemi për Pejë”.

Në komentet pasuese, Abrashi e Gecaj, por edhe komentuesit tjerë, kanë vazhduar ironinë e tyre, ndërsa kanë gjetur edhe personin që “do t’ua publikojë atë pa para”.

Abrashi madje ka “kërkuar” që në sondazhin e porositur të del ai i pari në listë pasi që, siç thotë ai, “asnjëherë s’kam dalë”.

Zyrtarisht, në LDK nuk kanë dashur ta komentojnë këtë sondazh.

abrashi-gecajt-mi-porosit-2-hamburgera-dhe-nje-sondazh abrashi-gecajt-mi-porosit-2-hamburgera-dhe-nje-sondazh1 abrashi-gecajt-mi-porosit-2-hamburgera-dhe-nje-sondazh2

Komentoni