Kosova

Abdullahu: Demarkacioni nuk kthehet në pikën zero

Këshilltari politik i kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu, ka thënë se takimi me opozitën për çështjen e demarkacionit duhet të ndodh shumë shpejt, por ai e ka bërë të qartë se marrëveshja nuk do të kthehet në pikën zero ashtu siç ka këmbëngulur opozita.

Në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel, ai tha se menjëherë pas kthimit të kryeministrit Isa Mustafa nga New Yorku, demarkacioni do të jetë prioritet mbi prioritetet.

“Ekziston vullnet i mirë me partnerin në koalicion (PDK) që të bëhen ndryshime”, ka deklaruar ai duke shtuar se duhet të ketë riformatim të ministrive dhe se tani është bërë performanca e ministrave të dikastereve të ndryshme.

Komentoni