Kosova

AAK: S’ka koalicion me VV në Kaçanik

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njofton qytetarët e komunës së Kaçanikut dhe opinionin e gjerë se lajmet e dhëna sot në medie të ndryshme, rreth koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në këtë komunë janë të pavërteta dhe të plasuar me qëllim për të shkaktuar huti tek anëtarësia jonë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk ka asnjë marrëveshje për të përkrahur kandidatin e VV-së në garën për balotazh në këtë komunë.

Për çdo marrëveshje eventuale qytetarët e Kaçanikut do të njoftohen me kohë.

Komentoni