Lajme

AAK merr vendim për seancën e së premtes

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se projektligji për Trepçën ka ardhur në Kuvend më shumë të meta të cilat duhet përmirësuar patjetër.

Lekaj për Indeksonline ka konfirmuar se AAK-ja, do të votoj pro ligjit për Trepçën, por me kusht që të ndryshohen disa amendamente që përfshijnë shpërndarjen korrekte të 20 përqindëshit.

“Kur kemi të bëjmë me ligjin për Trepçën ne kemi dhënë sinjale pozitive edhe më herët. Qeveria i sjellë këto ligje brenda 3 ose 4 ditëve duke tentuar kështu ti kontrabandoj edhe ti miratoj në Kuvend.

Mirëpo në këtë rast ne mendojmë që edhe pse është vonuar ky ligj është një e mirë për Trepçën që të mos shkohet në falimentim. Kemi shumë nene që duhet ndryshuar shembull, nuk janë të përfshirë 20 përqindëshi i atyre që kanë kontribuar dhe kanë themeluar Trepçën, por janë të paraparë vetëm të punësuarit e tri viteve të fundit që do të përfitojnë nga kjo. Prandaj ne këtu do të kërkojmë që prej vitit 1989 të përfshihen gjithë ata punëtor që kanë kontribuar”, ka thënë Lekaj.

Ligji për Trepçën pritet që të votohet në seancën e së premtes.

Kombinati metalurgjik Trepça do të shndërrohet në pronë të qeverisë së Republikës se Kosovës, dukë përfshirë këtu të gjitha asetet e tij, qoftë në pjesën veriore të Kosovës, por edhe asetet që gjenden jashtë territorit të Kosovës.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*