Lajme

AAK me anëtarë të rinj në Kaçanik

AAK është forcuar me anëtarë të rinj në Kaçanik. Të paktën kështu thuhet në një komunikatë për media nga kjo parti, sipas së cilës sot në fshatin Ivajë të Kaçanikut AAK-së i janë bashkuar disa anëtarë të rinj. 

“Të gatshëm për t’i dhënë Kaçanikut dhe Kosovës, duke u rreshtuar drejt dhe për interes të vendit. Të pakënaqur deri në palcë me marrëveshjen e Hashim Thaçit e Isa Mustafës për kufirin me Malin e zi. Ai është zëri i sovranit që duhet të dëgjohet në këtë vend.  Sot i pritem edhe disa anëtarë të ri, të cilët përditë po bëhen pjesë e familjes së AAK-së”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*