Kosova

AAK i quan reagimet e LDK -së mjeruese

Reagimi i fundit dhe gjuha e përdorur në një komunikatë të LDK-së për AAK-në dhe Pal Lekajn, janë mjerimi i kësaj partie dhe njerëzve që flasin në emër të saj

Zaten nuk mund të pritet më shumë nga një parti e një kryetar i saj, siç janë Isa Mustafa e LDK, të cilët edhe profesorët e doktorët e shkencave i quajnë të sëmurë mendor.

Nëse Isa Mustafa dhe vartësit e tij, po e shohin fundin e tyre politik, për shkak të gabimeve e paaftësisë për ta qeverisur vendin, është mirë të shkojnë pa e kontaminua më shumë ambientin politik në vend.

Përpjekja e Mustafës dhe e klikës së tij, për të hapur konflikt me AAK-në, nuk është shpëtimi i tyre.

Ata tashmë e kanë kundër, një pjesë të madhe, jo vetëm të politikës, por edhe të qytetarëve të vendit! 

Komentoni