Lajme

AAK i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryeministrit për Demarkacionin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mirëpritur iniciativën e kryeministrit Isa Mustafa për të biseduar për demarkacionin.

Në këtë mënyrë, AAK edhe i është përgjigjur ftesës së kreut të ekzekutivit.

Këtë e ka konfirmuar deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj, i cili ka thënë për “Zeri.info” se kushdo që thërret takim për reflektim rreth kësaj çështje dhe është në interes të qytetarëve të Kosovës pa dallime politike.

“Nga kushdo qoftë që thërret takim për reflektim rreth kësaj çështje dhe është në interes të qytetarëve të Kosovës pa dallime politike. Pse jo ne do t’i bashkëngjitkemi këtij takimi. Faktet që ne i kemi paraqitur shumë si edhe nga ana jonë, por edhe nga ekspertët, jemi të vetëdijshëm se çfarë kemi bërë deri më tani andaj shpresoj që do të ketë reflektime”, ka deklaruar Muharremaj.

Ai ka treguar arsyen se përse AAK ka lëshuar pe për këtë dhe i është bashkëngjitur ftesës së kryeministrit Mustafa.

“Interesi i qytetarëve së pari duhet të jetë, andaj ne nuk do të lëshojmë pe rreth kësaj pune”, ka thënë Muharremaj.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*