Lajme

AAK dënon sulmin në shtëpinë e Shalës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar për sulmin në shtëpinë e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala.

Lekaj thotë se sulmi i mbrëmshëm në shtëpinë e Shalës është i papranueshëm dhe se nuk përkon në traditën shqiptare që të sulmohet familja.

“Sulmi i mbrëmshëm mbi shtëpinë e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala është i papranueshëm. Nuk është në traditën shqiptare që të sulmohet familja, për çfarëdo arsye që mund të jetë. Familja është e shenjtë!”, thotë Lekaj.

Ai ka thënë se  kjo situatë bëhet edhe më e papranueshme, kur kemi parasysh se është akti i katërt dhe organet e sigurisë nuk kanë as pistë të hetimeve për këto raste.

“Shteti që në start na tregon se sa i paaftë është për t’iu gjendur afër qytetarëve të Kosovës, në këtë kohë mjaftë delikate jo vetëm në Kosovë por edhe në botë”, thuhet tutje në reagimin e Lekajt.

Pal Lekaj thotë se nëse këto sulme nuk janë të kurdisura, atëherë ju bënë thirrje policisë që të merret sa më parë me kapjen e autorëve.

“Nëse nuk janë të kurdisura, siç zakonisht kanë ditë më i ba edhe në të kaluarën, atëherë ju bëjmë thirrje policisë që sa ma parë të kapen autorët dhe këto sulme të marrin fund njëherë e mirë. Kosovës i duhet qetësia e maturia e jo diçka tjetër…për të mbuluar diçka apo për të përfituar politikisht diçka nga këto akte të shëmtuara”, ka përfunduar Lekaj.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*