Rajoni

A po heq dorë Rusia nga Serbia?

ShBA dhe Britania edhe zyrtarisht kanë theksuar ndikimin rus në Serbi, duke paralajmëruar një plan të ri. Plani është që ështja e Kosovës dhe e Maqedonisë të zgjidhen deri në vitin 2018, raporton Kosova.info.

Demokratët amerikanë në Këshillin për Politikë të Jashtme i kanë bërë thirrje Uashingtonit që t’i përkushtoj më shumë vëmendje Serbisë.

“Ndikimi i Rusisë në Serbi, po manifestohet përmes lidhjeve kulturore, propagandës, energjisë dhe zhvillimit të bashkëpunimit ushtarak. Në Serbi është shtuar numri i OJQ-ve dhe mediave pro ruse”, konsiderojnë senatorët amerikanë.

Të njëjtën gjë e shqetëson edhe parlamentin britanik.

“Rusia ka përhapur fuqinë e butë me vendosjen e një numri të madh të reporterëve të “Sputnikut” në tërë rajonin dhe ky është burim kryesor i lajmeve veçanërisht në Serbi, Republikën Serbe dhe Mal të Zi”.

Ndonëse Rusia kritikon perëndimin për qasjen e saj ndaj rajonit, Oleg Bontarenko, drejtor i fondit moskovit të politikës progresive, konsideron se Rusia asgjë nuk ka mësuar kur ka humbur Ukrainën nga orbita e saj.

Ai thotë se janë mbyllur dhe ndalur shumë projekte në Serbi.

Bankat, privatizimi i fabrikave, modernizimi i hekurudhave, e gjithë kjo është në pikëpyetje për shkak të mos llogarisë.

Instituti rus për hulumtime strategjike, i cili është marr me Serbinë, por me largimin e Leonid Reshetnikov, edhe kjo është ndalur.

Janë ngrirë shumë projekte informative, dhe puna e fondeve të partneritetit ruse-serbe.

Me kontaktet e rregullta me Serbinë merret vetëm senatori, Aleksandër Babakov, këshilltar i Putinit.

Dimitri Rogozin, udhëheqë komisionin ndërqeveritar Rusi-Serbi, por ai është i ngarkuar për industrinë ushtarake dhe nuk ka kohë për punë me politikanët serbë.

“Në situatë të tillë, shumë shpejt çështjet ballkanike do të zgjidhen kryesisht në Uashington”, konkludon Bontarenko. /Kosova.info/

Komentoni