Opinion

A kemi në Kosovë diktaturë poltroniste?

Shkruan: Skënder MULLIQI

Sigurisht së të gjithë ne njohim njerëz të rrethit tanë, apo më gjerë në shoqëri të cilët i takojnë grupit të njerëzve të mirë, të vyeshëm, pa të cilët nuk ka shoqëri stabile. Por, fatkeqësisht kemi dhe njohim edhe njerëz të cilët janë poltron të pushtetit .Shikuar në planin afatgjatë të gjithë këto mikroorganizma veprojnë në mënyre permanente dhe mirë e nuhasin pushtetin. Kjo situatë kontradiktore rrjedhë nga ajo ku poltronët dëshirojnë të katapultohen në krye të pushtetit. Këta nuk janë aty për ta zgjuar vetëdijen e pushtetit, por janë afër pushtetit që ta zgjojnë vetëdijen narcisoide karshi pushtetit. Nuk është më rëndësi së a behët fjalë për mikro pushtete apo makro pushtete. Poltronët funksionojnë pa ndërprerë në të gjitha nivelet e shtetit .Poltronët në të gjitha rrethanat ushqehen më karrierizëm, me avance, stimulime, fotelje… Elita në anën tjetër mirë bashkëpunon dhe i dëshiron poltronët dhe narcisoidet aty afër. Poltronët nuk kanë ndjenja. E kanë trurin e shlyer, ku sipas tyre qëllimi e arsyeton mjetin. Ne Kosovë aktualisht shumë po dominon diktatura poltroniste. Me fjalë tjera udhëheqësi edhe nëse ka ndonjë aftësi bëhet i varur nga poltronët. Këta nuk kanë ndjenjën për punë të ndjeshme, janë shpirt ngushtë dhe njerëz të liq. Ata që i takojnë kësaj kategorie të njerëzve nuk angazhohen për shoqërinë, por si ta bëjnë jetën e tyre sa më luksoze, të vozitin vetura të shtrenjta, të pushojnë në vendet më të bukura, interesohen që të kanë sa më shumë para dhe vila, t’i shkollojnë fëmijët e tyre jashtë vendit … Këto apetite janë të gërshetuara më interesa, dhe kur vjen deri të ndonjë kontradiktë, atëherë të gjithë tagrin e saj e paguajnë qytetarët, dhe vetëm në pyetje është koha kur diktatura poltroniste të shigjetohet kundër qytetarëve, me qëllim që mos ta lëshojnë gjahun nga dora .Kjo ndodhi krejt pas luftën në Kosovë. Elitat në pushtet dhe poltronët u pasuruan pafundësisht më djersën dhe mundin e popullit. Ne meset të cilat janë demokratike qytetarët i ngufasin poltronët, ata mund të jenë të suksesshëm vetëm në meset autokratike. Shtohet pyetja si të eliminohen sundimtarët dhe poltronët si fenomene të shoqërive të pazhvilluara ?Duhet së pari, tu hiqen të gjitha privilegjet të cilat i gëzojnë në shoqëri. Qe të eliminohen nga skena gjithashtu nevojitet një organizim shoqëror e politik shumë efikas .E rëndësisë së madhe është funksionimi i sindikatave që në Kosovë më shumë po ekzistojnë në letër…Dhe, me kusht qe askush nuk guxon përjetësisht të mbetet në pushtet.

Komentoni