ShowBiz

A është penduar Geti që është martuar?

Shumë pak nga ne kanë menduar që në fakt Geti i BabaStars një ditë do të vendoste të mos ishte më beqar. Çuditërisht, reperi pas një kohe të gjatë flirtesh, romancash, e ‘shfrenimi’ me femra, i thirri mendjes, për një lidhje serioze dhe jetëgjate, gjë që duket se e nxori totalisht nga hutimet që kishte mbi jetën me një bashkëshorte. Mirëpo, është bukuroshja Marina Vjollca ajo që ‘ia lidhi këmbët’. Dasma e tyre ka bërë një bujë të madhe në media dhe çifti ka tërhequr vëmendje të madhe që nga koha kur e kanë bërë publike lidhjen e tyre, shkruan Kosova.info.

Për shkak të stilit të jetës së tij, ai njëherë si një “Don Zhuan” i estradës, duke i ditur edhe lidhjet me disa nga koleget e tij, apo fytyra të tjera të njohura për audiencën.

Menduam që këto koha kanë përfunduar, mirëpo ky imazh që ju sjellim, rikthen edhe njëherë Getin e ‘vjetër’.

A thua Geti i ka rënë pishman që i ka dhënë fund beqarisë? Kjo edhe mund të ndodhë, pasi që jeta bashkëshortore kërkon të tjera rregulla e përgjegjësi. /Kosova.info/

Komentoni