Kuriozitet

A e shihni dot bishën e lartësive?

Ato janë ndër macet më të pakapshme në botë dhe duke shikuar këto foto në dukje banale, është e qartë pse janë të tilla.

Për i fshehur diku në mesin e kësaj ultësire shkëmbore në Ladakh, Indi, qëndron një leopard dëbore, i cili është po aq vdekjeprurës aq edhe i bukur.

Fotograf i jetës së egër, Inger Van Dyke ka kapur bishën gjatë kamuflimit për të kapur prenë e saj, që janë dhitë e egra, shumë më të shpejta dhe mjeshtre të ngjitjes dhe zbritjes nëpër shkëmbinj.

Leopardi i vetmuar mashkull mezi duket në foton e parë dhe duhet shumë përqendrim për ta shikuar.

Ka vetëm rreth 500 leopard dëbore në Indi, megjithëse mbijetesa e tyre në terrene të vështira e bënë të vështirë që të ketë një vlerësim të saktë të numrit të tyre.

Leopardët e dëborës preferojnë të gjuajnë në terrene të pjerrëta dhe të thyera, të mbushura me burime shkëmbore dhe lugina, ku ata mund të ndalin prenë.

Këta leopardë preferojnë të jetojnë në lartësi prej 3 mijë deri në 5 mijë metra, e ndonjëherë edhe më të larta si në Himalaja.

Qeveria e Indisë ka identifikuar leopardin e borës si një specie në zhdukje për Himalajet.

Komentoni