KosovaLajmet

A do të nisë vlerësimi i performancës së mësimdhënësve?

Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve nuk është realizuar asnjëherë, ndonëse ky proces është rregulluar me udhëzim administrativ që nga viti 2013.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) premton që ky vlerësim të nisë tek vitin e ardhshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Një ndër arsyet e mosrealizimit konsiderohet të jetë numri i vogël i inspektorëve. MASHT-i paralajmëron shtimin e numrit të tyre.

Drejtori i Inspektimit të arsimit në MASHT, Dëfrim Gashi, ka deklaruar për gazetën se vlerësimi i performancës së mësimdhënësve dhe vlerësimi i jashtëm i shkollës nga Inspektorati i Arsimit pritet të fillojnë nga viti 2018. Ai ka thënë për gazetën se janë në fazën e përgatitjes dhe avancimit së inspektorëve të arsimit.

Komentoni