Kosova

A do të ketë takim Thaçi-Vuçiq në Nju Jork?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork do t’i ketë disa takime.

“Do të kemi biseda bilaterale me kolegët nga Turqia, Danimarka, Egjipti, Belgjika, sigurisht edhe me presidentin e Francës, si dhe me shefin e diplomacisë ruse. Do të shihemi për disa minuta edhe presidentin e ShBA-ve, Donald Trump”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Në Nju Jork do të jetë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po ashtu ka paralajmëruar një takim të shkurtër me Trumpin.

As Thaçi dhe as Vuçiqi nuk kanë paralajmëruar takim me njëri-tjetrin në Nju Jork.

Komentoni