Ekonomi

85 milionë euro servisohen për pensionistët e Kosovës

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve z. Agim Shahini  me stafin ka pritur sot ne zyrat e AKB-se, z. Ymer Havollin , Kryetarin e Bordit të Trustit Pensional të Kosovës si dhe  përfaqësuesin e punëdhënësve te deleguar nga AKB z, Flamur Keqa, Anëtar i këtij Bordi.

AKB u informua lidhur me performancat e Fondit të Trustit Pensional të Kosovës për strategjinë e investimeve të Fondit në funksion të arritjes pozitive të rritjes së mjeteve për këtë periudhë nëntëmujore të këtij viti, ku arrin rritja pozitive e mjeteve të kursimeve mbi 58 milionë €. Gjithashtu nga Kryetari i këtij Bordi Z. Havolli e informoi edhe për ndryshimet dhe plotësimin e ligjit i cili ka qëllim të rris mundësit e diversifikim të investimeve dhe rritjes pozitive. Në takim u tha se deri më tani Trusti ka servisua mbi 32 mijë pensione me vlerë prej 85 milion € qe nga themelimi i Trustit Pensional.

AKB përgëzoj për sukseset dhe përkrah inicimin e ndryshim plotësimin e Ligjit për Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës. Z. Shahini i fton te gjitha bizneset por edhe kontribuuesit të këtij Trusti qe te vizitoj dhe të marrin informacione individuale për gjendjen e tyre financiare ne Trust sepse aty ka një vlere financiare e cila nuk ka titullar dhe këto janë mjete te tatimpaguesve kosovar qe mund te kenë devijuar gjate deklarimeve të tyre. 

Ai tha se Bordi i Trustit Penisonal një nga Bordet më profesionale në Kosovë dhe nuk vejmë dyshim s investimet e tatimpaguesve kosovar do te rriten ne vazhdimësi dhe kjo e dëshmon se ne këtë periudha janë grumbulluar nga investimet mbi 300 milion euro si fitim për kontribuuesit që nga themelimi e këndej. Gjithashtu u pajtuan që të vazhdojmë komunikimin dhe informimin e dyanshëm me qëllim të njoftimit lidhur me të arriturat e dy institucioneve me interes të përbashkët. /KI/

Komentoni