Lajme

71% të serbëve dhe vetëm 5% të shqiptarëve e “vajtojnë” Jugosllavinë

Shqiptarët e Kosovës kanë një qëndrim krejtësisht ndryshe sa i përket asaj që quhet “jugonostalgji”: vetëm 5.4% të tyre “mërziten” për shkatërrimin e ish Jugosllavisë.

Afërsisht një e treta ose saktësisht 71% e serbëve “e vajtojnë” ish Jugosllavinë. Edhe te boshnjakët kemi një shumicë të theksuar, gjegjësisht 68% të njerëzve që konsiderojnë se në kohën e ish Jugosllavisë e kanë pasur më mirë, transmeton albinfo.ch portalin austriak standard.at.

Ndërsa shqiptarët e Kosovës kanë një qëndrim krejtësisht ndryshe sa i përket asaj që quhet “jugonostalgji”: vetëm 5.4% të tyre “mërziten” për shkatërrimin e ish Jugosllavisë. Siç dihet, Kosova është çliruar nga Serbia ose nga Jugosllavia, në vitin 1999 ndërsa pavarësinë e ka shpallur në vitin 2008. Këto konstatime dalin nga një sondazh i madh, i realizuar nga instituti Ipsos me 10.500 qytetarë të shteteve të dala nga ish Jugosllavia.

Të anketuarit nga Maqedonia janë “jugonostalgjikë” në shkallën prej 45%, ata nga Kroacia, 18% ndërsa te malazezët, kjo shkallë është 28.1%. për Slloveninë, nuk ka të dhëna.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*