Sport

“7 fëmijë dhe 7 Topa të Artë”, Ronaldo me objektiv të ri!

Është vetëm një numër, numri i tij, që duhet të mbetet si shenjë në të gjithë botën. Cristiano Ronaldo që vetëm 4 ditë më parë u bë baba për herë të katërt, me lindjen e vajzës Alana Martina ka zbuluar dëshirën e tij: “Shpesh kam thënë qe dua 7, pasi 4 nuk mjaftojnë dhe për më shumë 7 është numri im. Dua 7 fëmijë dhe 7 Topa të Artë. Nuk do ndalem këtu. Deri sa të vazhdoj të jem në aktivitet ambicia ime do të jetë për të fituar ç’të mundem”, deklaroi portugezi.

Në 13 nëntor Ronaldo pati edhe një pjesëtar më shumë në shtëpinë e tij, të sapoljndurën Ala Martina, fëmija i katërt pas Ronaldo Jr, Matei dhe Eva, të gjithë me nënë ‘dhuruese’. ‘Në shtëpi është pak më shumë rrëmujë dhe zhurmë, por e adhuroj dhe jam vërtetë i lumtur qe jam në mes të gjithë kësaj’, deklaroi sulmuesi i Real Madrid. ‘Këta fëmijë i kam dëshiruar dhe kam 4, jeta pa fëmijë nuk ka asnjë sens’.

Por portugezi nuk ka folur vetëm për jetën private, por edhe për atë profesionale qe jetë vit e ka zënë ngushtë me vetëm 1 gol në Spanjë. ‘Nuk është fajin im nëse topi nuk hyn, por unë vazhdoj të stërvitem njësoj. Gjërat do ndryshojnë, nuk jam i shqetësuar dhe këtë njerëzit e dinë shumë mirë. Jam i qetë. Dy vjet në parë ishte e njëjta situatë, dhe një vit më parë dhe do te rifilloj sërish…’

Fakti qe përfunduan të dytët në grup mund t’i shortojë me PSG, por për Ronaldon ky nuk është një problem. “Nuk ka problem, nuk kam asnjë frikë nga PSG. Kampionat në fuqi për dy vite radhazi jemi ne, duhet ta respektojmë këtë fakt. Kemi treguar se kur duhet të jemi gati, e bëjmë’, përfundoi Ronaldo.

Komentoni