ShowBiz

5 aktore akuzojnë James Franco

Hollywood vazhdon të përfshihet nga skandalet. I akuzuar i rradhës është aktori James Franco. Ai është akuzuar për sjellje të këqija seksuale nga pesë gra. Në mesin e tyre janë edhe  studente nga shkolla e tij e aktrimit, shkruan Kosova.info.

Katër aktore të cilat e kishin mentor atë, kanë thënë që ato ishin viktima të abuzimit të fuqisë.

Këto akuza po pasojnë disa pretendime që u shfaqën nëpër rrjete sociale për ngacmime seksuale ndaj Franco-s. Këto morën jehonë pasi ky i fundit mori çmimin për aktorin më të mirë në Golden Globes.

Përkundër kësaj, Franco i ka mohuar këto pretendime. /Kosova.info/

Komentoni