Lajme

450 mijë kosovarë frekuentuan bregdetin shqiptar në korrik

Muaji korrik shënon shifër rekord të fluksit të udhëtarëve nga Kosova në drejtim të bregdetit shqiptarë.

Sipas statistikave, gjatë këtij muaji kanë hyrë në Shqipëri rreth 450 mijë shtetas nga Kosova. Pavarësisht fluksit, pika e përbashkët e kontrollit ka dhënë rezultatet e saj , pasi pritjet në kufi janë zvogëluar dukshëm.

Edhe këtë fundjavë në Doganën e Vërmicës pati një fluks të madh të hyrjes në Shqipëri me destinacion bregdetin .Të dhënat e policisë kufitare flasin për rreth 30 mijë shtetas të Kosovës të cilët që në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës kaluan doganën e Morinit. Nga pushuesit nuk ka shumë ankesa për pritje pavarësisht numrit të madh të udhëtarëve.

Ndërkohë statistikat e muajit korrik flasin për shifra rekord të hyrjeve krahasuar me të të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Gjatë korrikut kanë hyrë në Shqipëri rreth 450 mijë shtetas nga Kosova, ndryshe nga korriku i vitit të kaluar kur janë regjistruar të kenë hyrë në Shqipëri rreth 300 mijë shtetas të Kosovës. Vetëm fundjavën e kaluar kanë hyrë në Shqipëri rreth 20 mijë shtetas nga Kosova, ndërsa mesatarja ditore për datat e tjera të muajit korrik, sipas policisë kufitare është rreth 17 mijë vizitorë në ditë. Ky fluks pritet të rritet edhe më shumë gjatë gushtit. /rtk/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*